Edhe pse ishte pritur me vite te tera hapja e saj, rruga Zaplluxhe – Prizren gjatë stinës së dimrit pothuajse është e pakalueshme.
Këto pamje janë shkrepur më datë 7 shkurt 2018 dhe shihet se në këtë aks rrugor ka rrëshqitje dheu, çka e vështirëson së tepërmi lëvizjen e automjeteve.
Ditë më parë edhe ministri Lekaj kishte paralajmëruar për rrezikun e qarkullimit në disa rrugë, ku kishte përmendur edhe komunën tonë.
Përderisa kjo rrugë po bëhet vështirë e kalueshme, për banorët e fshatrave Zaplluxhe, Blaç, Zgatar, Brrut etj. Ka një lajm të mirë për ngushëllim.
Në pranverë pritet asfaltimi i rrugës nga varrezat e Brrutit në drejtim të Trekonit, ku do të shkurtoj distancën me Prizrenin për disa kilometra./opojasot.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.