Rruga Dragash – Prizren po vazhdon të jetë ende e papastruar nga bora, që gjë po krijon kolona në këtë rrugë.
Në mëngjes portali Opoja.net ka publikuar lajmin për mos pastrimin e rrugës nga borëpastruesit nga reagimet e banorëve, mirëpo tash në mbremje rruga është në gjendje të rënd, duke krijuar vetem mesin e pastruar nga veturat që kanë kaluar gjatë ditës.
Portali Opoja.net ka siguruar foto dhe video ku shihet që tërë rruga është e mbuluar me borë.
Veturat që po qarkullojnë në këtë rrugë kanë vonuar deri 2 orë e 15 minuta. Rruga është e vështirë po tu kaluar dhe veturat po rrëshqasin.
Ne ende nuk kemi marr ndonje njoftim nga organet kompetente që kanë përgjegjsin për ti pastruar. /Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.