Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë së gazetarit Arben Ahmetit, si dhe largimin nga të gjitha pozitat udhëheqëse në media.
Reagimi i RrGK-së vjen pas dyshimeve se gazetari Ahmeti ka ushtruar dhunë në familje.
“Gjithashtu, përmes këtij reagimi RrGK kërkon që gazetari Arben Ahmeti të shkarkohet nga të gjitha pozitat udhëheqëse dhe prezenca e tij në media të penalizohet dhe të mos jetë i pranishëm në debate televizive. Prezenca e tij në media dhe paraqitja e tij publike janë të rrezikshme pasi që përmes tyre mund të promovojë dhunën dhe potencialisht edhe ta normalizojë atë”, thuhet në komunikatë.
“RrGK do të monitorojë reagimin e institucioneve ndaj këtij rasti dhe RrGK nuk do të ndalet derisa dhuna ndaj vajzave e grave të mos trajtohet vetëm si lajm ditor apo si çështje private”, vijon ndër të tjera komunikata.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.