Rrezik nga Zjarri në Shtyllën Elektrike në Bresanë – Apel për Kujdes dhe Ndalje të Rrymës

Opoja.net Opoja.net Opoja

Një situatë urgjente po zhvillohet në fshatin Bresanë, ku njësoret e rrymës në një shtyllë elektrike janë përfshirë nga zjarri. Autoritetet lokale u bëjnë thirrje banorëve që jetojnë pranë urës së madhe që të ndalin menjëherë rrymën për arsye sigurie, pasi ekziston rreziku i shpërthimeve ose dëmtimeve elektrike.

Banorët dhe kalimtarët në këtë zonë këshillohen të jenë maksimalisht të kujdesshëm deri në sanimin e situatës. Ekipet përkatëse janë njoftuar dhe pritet të ndërhyjnë në kohën më të shpejtë të mundshme për të shmangur rrezikun e përshkallëzimit të incidentit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-