Të dielën tre persona janë përfshirë në një rrahje fizike, në fshatin Brezne.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje lidhur me pagesën për punën e kryer, janë sulmuar dhe janë rrahur mes vete tre të dyshuar meshkuj kombësia shqiptar”, njofton policia.
Si pasojë e lëndimeve tre personat e dyshuar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren, ku njëri prej tyre është hospitalizuar kurse dy të dyshuarit e tjerë janë liruar.
Me vendimin e prokurorit, pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në qendrën e mbajtjes./OpojaSot.com
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.