Rrahje masive në Prizren dhe Suharekë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kronika

Dy raste të rrahjes janë shënuar brenda 24 orësh në Prizren dhe Suharekë. Policia njofton pesë persona të përfshirë në këto rrahje kanë pësuar lëndime trupore.

Rasti i parë i rrahjes është shënuar në rrugën “Rrasat e Koshares” në Prizren.

“Janë arrestuar katër të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete”, njofton Policia e Kosovës.

“Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa i dyshuari i katërt lirohet në procedurë të rregullt”.

Ndërkaq, rasti i dytë i rrahjes ka ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

“ Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti përderisa ishte në një lokal fillimisht është fjalosur me viktimën, kurse më pas e ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore”.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”./PrizrenPress.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-