Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e të shara kundrejt njëri-tjetrit. Në raste të caktuara, situata eskalon edhe në dhunë fizike mes tyre, duke u dashur me doemos ndërhyrja e Policisë për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e një rrahje masive që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën ‘Hamit Bojniku’ në Prizren, një i ri ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se 20-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë atje si pasojë e lëndimeve të rënda që mori si pasojë e goditjeve.
Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Gjashtë personat e përfshirë në rast janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’.
Me urdhër të prokurorit, vetëm njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.