Rreth orës 22;32 minuta, Policia e Prizrenit e ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se në spital ndodhet një person i plagosur rënd.
Pas hetimeve fillestare kuptohet se një qytetar përderisa po punonte në një ambient bastesh është plagosur me thikë nga një i dyshuar, tanimë i njohur për policinë. Dyshohet se sherri ka plasur për çështje borxhesh.
I plagosuri po trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit ndërsa policia po e kërkon të dyshuarin i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes,njofton zyra për informim publik nga Policia Rajonalen në Prizren/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.