Cristiano Ronaldo po i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës së 1000 golave në karrierë. Superylli portugez i futbollit, të hënën mbrëma shënoi golin e 927 në karrierë.
Ronaldo realizoi në ndeshjen që skuadra e tij Al Nassr e fitoi 3:0 ndaj Esteghlalit të Iranit, në kuadër të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve të Azisë. Ronaldo shënoi për 2:0 nga penalltia në minutën e 27-të. Skuadra nga Irani nga minuta e 45-të mbeti me një lojtarë më pak në fushë.
Mehran Ahmadi u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Jhon Duran shënoi dy golat tjerë. Fillimisht në minutën e 9-të shënoi golin e parë, kurse realizoi edhe golin e tretë në minutën e 84-t. Ndeshja e parë kishte përfunduar baras, 0:0. Ronaldo me Al Nassr do të paraqiten në çerekfinale të Championsit të Azisë.
Ronaldo i afrohet edhe më shumë shifrës së 1000 golave
Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, i afrohet edhe më shumë shifrës së 1000 golave në karrierë. Ai të hënën mbrëma shënoi golin e 927 në karrierë.
Ronaldo realizoi në ndeshjen që skuadra e tij Al Nassr është duke e zhvilluar ndaj Esteghlalit të Iranit, në kuadër të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve të Azisë. Ronaldo shënoi për 2:0 nga penalltia në minutën e 27-të. Skuadra nga Irani nga minuta e 45-të mbeti me një lojtarë më pak në fushë.
Mehran Ahmadi u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Jhon Duran në minutën e 9-të shënoi golin e parë.
Pjesa e parë e ndeshjes Al Nassr – Esteghlal përfundoi 2:0 në të mirë të klubit saudit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.