Përbërësit:
- 75g miell
- 2 lugë të mëdha miell misri
- 4 vezë të mëdha
- 1/2 e lugës së vogël ekstrakt vanille
- 150g sheqer
- 20ml ujë i vluar
- 2 lugë të vogla gjalpë i shkrirë
- 1 1/2 sheqer ekstra
- 150g xhem dredhëze (ose tjetër)
- 300ml shllag i trashë
Përgatitja:
- Kjo ëmbëlsirë ju merr rreth 30 minuta për tu përgatitur.
- Paraprakisht ngrohni furrën në 200 grade celsius.
- Merrni një enë të thellë me mikser përzieni vezët me sheqer dhe ekstrakt vanille për rreth 8 minuta.
- Shtoni gjalpin e shkrirë dhe ujin e vluar.
- Shtoni miellin e misrit dhe miellin. Tundeni masën mirë e mirë me një lugë.
- Merrni një tepsi katrore dhe mbulojeni me një letër për pjekje. Derdhni masën në të dhe futeni të pjeket për rreth 10-12 minuta.
- Nxjerreni petën nga furra dhe kthejeni mbrapsht mbi një peshkir. Mbulojeni me një peshkir tjetër mbi dhe lejoni të pushojë 5 minuta.
- Largoni letrën për pjekje dhe lyjeni mbi me xhem. Shtoni shllagun dhe palosni rollatën. Lejoni të ftohet para se ta prisni!
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.