Nga këta dy artikuj mund të bëhen 8 role të mëdha!
Përbërësit:
– 500 g mish të bluar,
– 2 qepë të vogla,
– 3 lugë thërrmija buke,
– 2 vezë të plota,
– një lugë erëza të thata,
– një lugë plot piper,
– 2 thelpinj hudhre,
– 8 shkopinj të vegjël cilit do djathë të fortë (rreth 150 g),
– vezë, miell,
– thërrmija buke për pjekje.
Udhëzim:
Mishit të bluar shtoni qepën e grirë imët apo të bluar, hudhrën e shtypur, erëzat dhe thërrmijat pastaj tërë përbërjen përzieni dhe bashkojeni mirë.
Ndajeni mishin në 8 pjesë të barabarta dhe secilën pjesë shtrijeni në shuplakë dore, në mes vendosni shkopin e vogël të djathit dhe rreth tij mbështilleni mishin, me duar jepni formën.
Vendosni në tabaka në të cilën keni qitur miell që të mos ngjitet mishi.
Bërxollat e pjekura radhisni në një peshqir dhe shërbejini të nxehta.
Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.