Rëndësia e boronicave për shendetin tonë

Komuna e Sharrit, falë pozicionit gjeografik renditët ndër komunat më të pasura me bimë aromatike dhe mjekësore një numër i të cilave madje rritën vetëm në bjeshkët e kësaj komune.

Këtë e ka vërejtur Shemsidin Domuzeti nga fshati Pllajnik i trevës së Opojës i cili me këtë punë filloi vite më parë së bashku me të gjithë familjën e tij, duke e parë se marrja me grumbullimin dhe kultivimin e bimëve aromatike dhe mjekësore (boronica, aguliqe, fruta mali) është mjaftë fitimprurëse, ka ngritur një pikë grumbulluese në të cilën bën edhe pastrimin, seleksionimin, klasifikimin, e këtyre bimëve të cilat më pas kanë për destinacion eksportin.

Në këtë biznes Shemsidini e ka angazhuar tërë familjen e tij, bashkëshorten e tij Azemine Domuzeti e ka bërë fermere të çertifikuar,  ndërsa përfitues janë edhe një numër i konsideruar i banorëve të kësaj zone të cilët nga grumbullimi i këtyre bimëve realizojnë të ardhura të konsideruara madje një pjesë e madhe e tyre sigurojnë edhe ekzistencën. /Opoja.net/

Për tu informuar më shumë për këto bimë (boronica, aguliqe, fruta mali, etj) ju mund të kontaktoni në këtë numër telefoni 044 203332.

Boronicat përmbajnë vitamina C, E dhe A dhe vitamina B komplekse. Ato i përmbajnë mineralet bakër, selen, zink, hekur, magnez, mangan dhe kalium.

Boronicat janë frutat kokërr në vendin e dytë të popullaritetit në shumicën e vendeve të botës. Gjatë gjashtë viteve të fundit është rritur konsumi i përgjithshëm i boronicave. Mund të thuhet se njerëzit janë duke u bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për përparësitë e tyre.

Më së miri është të hahen boronicat e kultivuara organikisht për shkak se të tjerat mund të përmbajnë nivele të larta të pesticideve të cilat i pengojnë shumë funksione trupore. Boronicat janë në listën e ushqimeve me përqindjen më të lartë të pesticideve, gjë që është arsyeja se pse është më e rëndësishme të hani boronica të kultivuara organikisht.

Boronicat ju ndihmojnë që të mbroheni nga lloje të ndryshme të kancerit, ta ruani shëndetin e zemrës dhe trurit, dhe madje edhe ju ndihmojnë që ta zvogëloni sasinë e kilogramëve të tepërt. Ato kanë shije të shkëlqyeshme dhe është lehtë t’i përfshini në dietë.

Përmbajnë më shumë antioksidantë se çdo pemë, perime dhe erëza të tjera
Antioksidantët janë komponime që i neutralizojnë radikalet e lira (molekulat e paqëndrueshme), të cilat prodhohen në trup pas ekspozimit ndaj faktorëve të dëmshëm. Antioksidantët, të cilët i gjejmë në ushqime, i mbrojnë qelizat nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira të cilat mund t’i dëmtojnë qelizat dhe janë të lidhura me sëmundjet e zemrës dhe mëlçisë, kancerin dhe sistemin e dobësuar imunitar.

Përmirësojnë kujtesën
Aktiviteti antioksidues i boronicave mund ta përmirësojë kujtesën dhe të kontribuojë dukshëm në parandalimin e problemeve me kujtesën. Një studim ka gjetur se konsumi i rregullt i lëngut të boronicës mund ta përmirësojë kujtesën tek njerëzit e moshuar.

Mbrojnë nga kanceri
Studimet kanë treguar se boronicat mund ta zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i gjirit dhe kanceri i zorrës së trashë, dhe se mund të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së qelizave të kancerit. Një studim ka gjetur se gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, të cilat çdo ditë konsumojnë 2 racione të boronicave, kanë gjasa më të larta të shërimit të suksesshëm, në krahasim me bashkëmoshataret e tyre me të njëjtën fazë të kancerit që nuk konsumojnë boronica.

Përmirësojnë shëndetin e zemrës
Një numër i madh i hulumtimeve ka treguar se boronicat e përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe sistemit kardiovaskular. Femrat të cilat në javë kishin ngrënë të paktën 3 racione të boronicave ose dredhëzave, kishin një rrezik më të ulët të sulmit në zemër. Boronicat dhe dredhëzat përmbajnë nivele të larta të përbërësve të cilët mund ta përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.

Mbrojnë nga diabeti
Antocianina, një lloj i antioksidantit që gjendet në sasi të madhe në boronica dhe që ua jep atyre një ngjyrë të kaltër dalluese, mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit të tipit 2. Personat të cilët në javë i hanë të paktën 2 racione të boronicave kanë një rrezik 23% më të ulët të zhvillimit të diabetit. Boronicat kanë një indeks të ulët glikemik, prandaj diabetikët mund t’i përfshijnë në planin e tyre dietal.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-