Në bazë tënjë njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, regjistrimi i popullsisë për diasporën mbetet i hapur deri më 31 dhjetor 2024.
Plotësimi i pyetësorëve të regjistrimit zakonisht zgjat 40-50 minuta për banorët e Kosovës, ndërsa për diasporën, është më i shkurtër, dhe mund të zgjasë nga 10 deri në 15 minuta, dhe mund të bëhet këtu.
Regjistrimi i popullsisë na shërben që të kuptojmë më mirë gjendjen dhe nevojat e qytetarëve që jetojnë në Kosovë si dhe pjesëtarët e Diasporës, dhe përmes informatave statistikore të planifikojmë politika e shërbime më adekuate publike.
Regjistrimi i popullsisë është një ndër proceset më të rëndësishme zhvillimore të vendit, ndërkaq Diaspora jonë është pjesë e pandashme e këtij procesi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.