Reagon Gursel Idrizi: Kur punohet hangari, mjer për ty oj popullësi !

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Në fshatinë Bresanë të Dragashit janë duke u zhvilluar punimet për ndërrimin e ujësjellsit, e punët si janë duke u kryjer këtu kanë bërë që banori I këti fshati Gursel Idrizi të vjen me një reagim të ashpër ndaj firmës që e ka marr këtë tender dhe ndaj Sabahat Hasani I cili është mbikëqyrësi i këtij tenderi i caktuar nga organet komunale, shkraun Opoja.net

“Shikoni se si punon Firma “EBK” e Flamur Shefkiut, fituese e tenderit për ndrrimin e rrjetit të ujësjellsit në fshatin Bresanë, ku nuk bën ndarjen si duhët dhe kyqjen në mënyrë të drejtë në bazë të shtëpive dhe popullatës ku tregon foto nr.-1 tregon se në njërin gyp janë të kyqur 191 shtëpi e në tjetrin 35 shtëpi, foto nr.-2 shifet se nuk ndrrohën ventila as lidhje por lehën ato të vjetrat, në foton nr.- 3 shifet se si e kthen prap dheun po atë që i kan qel kanalet, ku është për detyrë që dheu i njëjt mos të kthehet por të qitet dheu dhe rëra tjetër, kështu që as mbikëqyrësi i këtij tenderi i caktuar nga organet komunale të Dragashit z. Sabahat Hasani nuk ka dal asnjë here për të shikuar se çka po bëhët në teren, kurse dashakeqësit, matrapazët dhe sorrogatët e popullit po bëjn më të keqën që është e mundur, këtë vlerësone ju, çka të themi për në fund, na rrofshi e ju paqim…!” ky është reagimi që e ka postuar në profilin e tij Gursel Idrizi. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-