Reagon drejtori i Shëndetësisë në Dragash: Raportimet e sotme janë sulme ndaj meje dhe institucioneve komunale

Opoja.net Opoja.net Opoja

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Dragashit, Behar Brenoli, ka reaguar ndaj një shkrimi të Gazetës Infokus të botuar gjatë ditës së sotme, ku dyshohet për dallavere në sektorin e shëndetësisë, më konkretisht në lidhje me furnizimin me materiale për testime dhe mbrotje nga Covid-19.

Në reagimin e dërguar në adresë të portalit Opoja.net, Brenoli ka shprehur shqetësimin e tij se raportimet e sotme janë sulme personale ndaj tij dhe ndaj institucioneve komunale në Dragash.

“Të respektuar, Ju informojmë se artikujt që u shfaqën në media të caktuara elektronike nga komuna jonë në lidhje me furnizime “Skandaloze” si dhe dhe sulmin më të egër ndaj institucioneve komunale dhe ndaj meje personalisht, nuk janë asgjë më shumë se dashakeqe, e pavërtetë dhe që synojnë të shembin të gjitha përpjekjet tona kemi bërë ne si drejtori dhe komun në tre vitet e fundit në fushën e shëndetsis”, ka shkruar kreu i drejtoratit të Shëndetësisë në Komunën e Dragashit, Behar Brenoli.

Brenoli ka shtuar se institucionet komunale dhe ai personalisht janë angazhuar që furnizimi me materiale dhe teste për Covid-19 të bëhet sipas çmimeve më të lira në treg, por kjo, sipas tij, u ka penguar atyre që kanë pasur interesa që çmimet të jenë më të larta, prandaj edhe janë nxitur që të propagandojnë.

“Ne jemi të vetëdijshëm që me këtë vendim tonin, planet dhe praktika e dikujt për të paguar shumë herë më shtrejt dështuan, dhe kjo është arsyeja pse u organizua ky sulm ndaj institucioneve tona dhe, mbi të gjitha, personalisht ndaj meje”, thotë Behar Brenoli në shkrimin e dërguar për Opoja.net.

Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë, të paredaktuar, të drejtorit Behar Brenoli:

“Të respektuar
Ju informojmë se artikujt që u shfaqën në media të caktuara elektronike nga komuna jonë në lidhje me furnizime “Skandaloze” si dhe dhe sulmin më të egër ndaj institucioneve komunale dhe ndaj meje personalisht, nuk janë asgjë më shumë se dashakeqe, e pavërtetë dhe që synojnë të shembin të gjitha përpjekjet tona kemi bërë ne si drejtori dhe komun në tre vitet e fundit në fushën e shëndetsis.
Veçanërisht është për të ardhur keq që në këtë kohë pandemie, kur po përpiqemi t’u sigurojmë qytetarëve tanë shërbimet më të mira dhe të kapërcejmë së bashku këtë periudhë të vështirë, disa njerëz dashakeqë po përpiqen ta përdorin atë për përfitime personale.
Konkretisht, pasi asambleja e komunës së Dragashit veçoi 150 mijë euro për luftën kundër Covid-19, pra për të bërë testimin serologjik, laboratori dhe drejtori i QKMF – morën specifikime për furnizimin e testeve serologjike dhe reagentëve të tjerë, (rreth 5000 Igm dhe 5000 Igg) të reagentëve kinezë që nuk janë përdorur në atë kohë nga ndonjë laborator i licencuar në Kosovë, si dhe që korrektësia e këtyre testeve nuk është kontrolluar dhe që varion nga 50 në 70% sipas hulumtimeve të pavarura të institucioneve përkatëse evropiane. Kur pyeta se sa do të kushtonte, mora një përgjigje nga drejtori se nuk më shqetësonte sepse nuk je “profesioniste”. Sipas vlerësimit tim, bazuar në blerjet e mëparshme dhe dijeninë se këto teste janë të lira, bëhej fjalë për vlerën prej rreth 50-60 mijë euro. Kjo shkaktoi dyshime tek unë dhe unë kontaktova kryetarin e komunës, drejtorinë e financave, si dhe zyrën e prokurimit dhe i kërkova zyrës së prokurorimit të kontrolloj kontrata nga komuna të tjera, në mënyrë që të ketë një pasqyrë më të mirë të specifikimeve dhe çmimeve të testeve në treg. Bazuar në kontratën që morëm dhe në konsultim me kryetarin e komunës, ne vendosëm të sigurojmë të njëjtat teste si shumica e komunave të Republikës së Kosovës, më saktësisht> = 99% specifikë Sars Cov Igm I Igg, ose testet më të besueshme në treg, e përsëris, me qëllimin e vetëm të kemi rezultate më të besueshmen dhe ofrojnë shërbime dhe trajtime sa më të mira për qytetarët tanë.
Ne jemi të vetëdijshëm që me këtë vendim tonin, planet dhe praktika e dikujt për të paguar shumë herë më shtrejt dështuan, dhe kjo është arsyeja pse u organizua ky sulm ndaj institucioneve tona dhe, mbi të gjitha, personalisht ndaj meje.
Sulmet e tilla të urryera na japin vetëm më shumë forcë për të luftuar dhe punuar edhe më shumë në mënyrë që t’u sigurojmë qytetarëve tanë kushte më të mira dhe dinjitoze në institucionet shëndetësore dhe në tërë Komunën.
Me respekt
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Dragashit.”

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-