Rasti i djeshëm pozitivë është rast kontakti nga fshati Bresanë

Opoja.net Opoja.net Opoja

Sipas raportit të djeshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në komunën e Dragashit për fat të keq ka rezultuar pozitiv edhe një ( 1) rast i ri me COVID-19.

Rasti pozitiv nga komuna e Dragashit (rast kontakti, sipas vendbanimit Brodosanë ).

Shtabi Emergjent Komunal ka ndërmarrë të gjitha masat e rekomanduara nga IKSHPK. Secili anëtar i Shtabit dhe secili institucion po japin maksimumin e mundësive të tyre.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi pëmbajuni rekomandimeve!

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesisë dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutemi të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-