Një rast të dhimbshëm që ka ndodhur mbrëmë në një lokal në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku një i ri papritur ka humbur jetën teksa po kalonte kohë bashkë me miqtë e tij. Ky rast ka tronditur familjen Kryeziu, kur morën vesh se Bujari, ishte dërguar pa shenja jete në spital, ku u konstatua vdekja e tij.
Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se Bujar Kryeziu ishte 38-vjeçar dhe dyshohet se pësoi atak kardiak dhe u dërguar menjëherë në spital, por fatkeqësisht pa shenja jete. Në bazë të ekzaminimeve të para, në trupin e tij nuk ka pasur shenja dhunë, por megjithatë Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që t’i bëhet obduksioni.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, ku ka marrë deklarata nga disa dëshmitarë që ndodheshin bashkë me Bujarin në tavolinë në momentin kritik.
Siç mëson Sinjali, ajo që dihet deri më tani është se Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.