Rashica luan 75 minuta në fitoren e Galatasarayt, vlerësohet me këtë notë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është aktivizuar për Galatasarayn nga minuta e parë deri pak para fundit në fitoren kundër Istanbulspor AS, takim që i takoi javës së 15-të në elitën e futbollit turk.

Galatasaray fitoi 2:1 ndaj Istanbulsporit, me Rashicën që zhvilloi 75 minuta lojë.

Rashica u largua nga fusha duke ia liruar vendin bashkëlojtarit të tij Demir.

Për aq minuta sa ishte në fushë, Milot Rashica u vlerësua me notën 6.5 nga uebsajti i specializuar i vlerësimeve “WhoScored.com”.

Me këtë fitore Galatasaray renditet i pari në krye të tabelës me 30 pikë, një më shumë se rivali i përbetuar Fenerbahce./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-