Ramush Haradinaj viziton vendin ku ra heroikisht vëllai i tij, Luani

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke publikuar një fotografi në Facebook, ka bërë të ditur se ka vizituar vendin ku ka rënë heroikisht vëllai i tij, Luan Haradinaj.

Jo i vetëm, por me një numër të madh burrash, Haradinaj e ndau fotografinë nga vendi “Qafë Mullar”.

“Në Qafë Mullar, aty ku luftoi dhe ra heroikisht Luan Haradinaj!”, ka shkruar Haradinaj.

Luan Haradinaj ka rënë dëshmor më 6 Maj të vitit 1997 gjatë luftimeve me forcat serbe.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-