Ramazan Fetahu – Doktori më i ri i Shkencave nga Opoja

Opoja.net Opoja.net Opoja Uncategorized

Ramazan Fetahu nga fshati Kuk i Opojës, ka mbrojtur me sukses të lartë punimin e doktoratës me titull “Ndikimi i filozofisë islame në ndërtimin e mendimit qytetërimor shqiptar”.

Gradën doktor shkence nga fusha e filologjisë orientale, Ramazani e ka arritur në Universitetin e Tetovës, në fakultetin Filozofik programi studimor Filologji Orientale.

Udhëheqës shkencor i doktoratës ka qenë prof.dr. Metin Izeti ndërsa disertacionin e ka mbrojtur përpara komisionit në përbërje: prof.dr. Kushtrim Ahmeti (kryetar), dhe anëtarëve, prof dr. Adnan Ismaili, prof dr. Sulejman Baki, prof dr. Qani Nesimi dhe prof dr. Musa Musai.

Dr. Ramazan (Shukri) Fetahu është i lindur më 8 mars 1993 në fshatin Kuk. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje në vitet 2000-2009, ndërsa të mesmen në medresenë “Alauddin” në Prizren, në periudhën 2009-2013. Studimet Universitare në drejtimin e Teologjisë, i vazhdon në Tiranë, në periudhën 2013-2016, ku diplomohet me temën: “Rrymat ideore fetare Islame në Shqipëri në fillim të shekullit XXI” dhe merr titullin “Bachelor në Shkenca Islame”.

Në vitin 2016, vazhdon studimet master në Filozofi, në fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës, drejtimi Filozofi Sociale. Diplomohet në vitin 2018, me temen: ”Filozofia morale e Farabiut: analizë krahasuese mes Aristotelit dhe Farabiut” dhe merr titullin magjistër shkencor në filozofi Sociale.

Në vitin akademik 2018-2019, regjistrohet në studimet e doktoraturës në fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës, në programin Shkenca mbi gjuhët, drejtimi Filologji Orientale ku doktoron me 22 prill 2025.
Gjatë kësaj kohe, ka marrë pjesë në konferenca shkencore, brenda dhe jashtë universitetit të Tetovës.

Është autor i librave “Ecja Ime” dhe “Filozofia Morale e Farabiut” si dhe i shumë punimeve shkencore të botuara në revista kombëtare e ndërkombëtare.
Përveç gjuhës amtare e flet edhe anglishten dhe turqishten.

Aktualisht punon si Imam-ligjerues në Bashkësinë Islame të Kosovës, dega në Dragash.
Është i martuar dhe ka një fëmijë.

Pas përfundimit me sukses të doktoratës, Ramazani në kohështrirjen e tij në facebook ka shkruar: “Sot, më 22 Prill 2025, në Universitetin e Tetovës, mbrojta me sukses disertacionin e doktoraturës: “Ndikimi i filozofisë islame në qytetërimin shqiptar.”
Ishte një rrugëtim vërtet sfidues e frymëzues. Falënderimet më të sinqerta për të gjithë ata që më qëndruan pranë.”!

Dr. Ramazani theksoi se këtë të arritur shkencore ia dedikon familjes së tij e në veçanti të birit Tarikut. (D. Reshiti)

Urime Dr. Ramazan,
Shëndet e suksese!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-