Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se kushtet e tyre për t’i hequr barikadat janë që të lirohen të arrestuarit dhe të tërhiqet Policia nga Veriu i Kosovës, si dhe pa prova pretendon për disa lista që sipas tij janë për “vrasjen e serbëve”.
Rakiq njëjtë si drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka shtrëmbëruar intervistën e kryeminsitrit Kurti dhënë The Guardian i cilit tha se “është i shqetësuar pasi procesi i largimit të barrikadave mund të shkaktojë viktima”.
E kjo deklaratë është keqinterpretuar nga pala serbe si ”thirrje për vrasje”.
“Narrativa antiserbe e Prishtinës ka vazhduar me muaj e vite. Njerëzit tanë e ndjenë vetë se sa shumë Prishtina kujdeset për respektimin e të drejtave të tyre. Mirëpo, deklarata e fundit e Albin Kurtit ka kaluar çdo masë. Në të, Kurti haptazi sugjeron vrasjen e serbëve në barrikada, sepse sipas tij, ata nuk mund të largohen ndryshe”, ka thënë Rakiq.
Ai ka kërkuar edhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.
Tash e 11 ditë, disa serbë lokalë të urdhëruar nga Lista Serbe kanë vendosur barrikada.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.