Radiostacioni i vetëm në Dragash, me shtrirje regjionale, bëri njëzet vjet punë me transmetim të programit për komunitetin e kësaj ane dhe jo vetëm. Kjo, sepse me transmetimet në internet, Radio SHARRI depërton kudo në planetin tonë.
“Me krenari ju themi se, për mbijetesën tonë, e cila kërkon mjaftë mund e sakrificë, jeni ju meritorë dhe pastaj jemi ne!”, theksoi drejtori i Radio SHARRIT, Beqir Beqaj.
“Me këtë rast, secili që ka punuar, çoftë edhe një ditë të vetme, ftohet publikisht në zyrat tona për të marrë mirënjohje për kontributin që ka dhënë në këtë resurs human dhe tejet të domosdoshëm për ne”, ka përfunduar ai. /Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.