Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shtetasit rusë me pasaportë të rregullt, zyrtare, diplomatike si dhe ata që kanë leje qëndrimi biometrik të lëshuar nga shtetet e Schengenit do të obligohen të pajisen me vizë të Kosovës.
Sipas tij, të gjithë shtetasit e federatës ruse me pasaportë të rregullt apo diplomatike dhe ata që kanë leje qëndrim biometrik valid të lëshuar nga shtetet e zonës Schengen do të duhet të pajisen me vizë për hyrje në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
Zëvendësministrja e MPJD-së, Liza Gashi, ka thënë se propozimi i ministrisë së Punëve të Jashtme është në koherencë me vendimin e BE-së.
“Për shtetasit e federatës ruse dhe obligimet e tyre për pajisje me vizë hyrëse në Republikën e Kosovës pa dallim. Ky propozim i MPJD-së është në raport me obligimet ndërkombëtare që Kosova ka marrë në koherencë me vendimin e fundit të BE-së për pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin të marrjes së vizave Schengen për shtetasit rusë”, u shpreh ajo.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.