Allahu xh.sh. në Kuran thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Edh-Dharijat, 56).
Kuptimi i jetës si fenomen psikologjik kuptohet vetëm në bazë të perspektivës së vendeve perëndimore, gjë që kërkon të eksplorohet perceptimi i myslimanëve rreth këtij koncepti. Gjetjet zbulojnë se studentët myslimanë që e perceptojnë jetën si një marrëdhënie të ngushtë me Zotin dhe shërbim ndaj qëllimit të Tij, i ndihmon ata ta perceptojnë jetën si kuptimplotë.
Për këtë studim u morën subjekt 15 studentë pasi morën pjesë vullnetarisht në intervistën ballë për ballë.
Cila ishte gjetja parësore e këtij studimi?
Gjetja parësore e këtij studimi ishte se studentët myslimanë e perceptuan kuptimin ekzistencial si nga faktorët shpirtërorë ashtu edhe ata materialë të jetës. Koncepti i kuptimit nga këndvështrimi i një myslimani pasqyron një fenomen holistik dhe gjithëpërfshirës pasi elementet fetare dhe elementet e kësaj bote priren të lidhen në një formë ose në tjetrën. Kështu, qëllimi që një mysliman shpreson të arrijë përmban atë që është e natyrshme në këtë botë dhe në botën tjetër. Për më tepër, marrëdhënia midis temave tregoi një perceptim holistik të kuptimit të jetës te studentët myslimanë. Në mënyrë të ngjashme, O’Connor dhe Chamberlain (1996) zbuluan se shfaqja më e madhe e përvojave kuptimplote ishin ato që lidhen me zhvillimin personal, fenë, shpirtëroren dhe marrëdhëniet me njerëzit.
El-Gazaliu thekson se ata që mendojnë seriozisht për përjetësinë e kaluar gjatë së cilës bota nuk ekzistonte, dhe përjetësinë e ardhshme gjatë së cilës ajo nuk do të ekzistojë, do të shohin qartë se bota në thelb është si një pikë kalimi.
Një numër në rritje i studimeve tregojnë se një numër njerëzish raportojnë zhvillim psikologjik pasi kanë përjetuar trauma. Kjo mund të jetë kështu sepse vuajtja stimulon nevojën dhe kërkimin e kuptimit. Edhe pse faktorët e situatës dhe personalitetit luajtën role të rëndësishme, ky studim tregon qartë rëndësinë e pjekurisë së besimit dhe rritjes post-traumatike për promovimin e mirëqenies holistike të atyre që preken nga trauma. Besimet fetare mund të kundërshtojnë mungesën e shpresës dhe të formojnë një amortizator të rëndësishëm në këtë ekuacion.
Cili është kuptimi dhe qëllimi i jetës sipas konceptit islam?
Allahu xh.sh. në Kuran thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Edh-Dharijat, 56).
Tani, a do të thotë që adhurimi është të falim namaz gjatë gjithë ditës? Jo, gjithçka që e duam më së shumti ose i bindemi ose mbështetemi më së shumti, ai është akt adhurimi, që do të thotë se secili prej nesh po adhuron diçka ose dikë në çdo moment. Si shembull, disa njerëz e duan paranë aq shumë sa që kjo dashuri e tyre për para është akt adhurimi. Disa njerëz mbështeten tek alkooli për të kaluar një kohë të mirë, pa të, ata janë të dëshpëruar, janë të mërzitur, kjo mbështetje tek alkooli është akt adhurimi dhe për këtë shkak, Allahu xh.sh. në Kuran thotë: “A e ke parë ti atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin.” (El-Xhathijeh, 23).
Po, ne mund ta adhurojmë vetveten, nëse duam diçka dhe i bindemi çfarë do gjëje, sado imorale që të jetë atëherë ne e kemi adhuruar vetveten tonë. Tani, këtu tregohet bukuria e vërtetë e Islamit. Duke adhuruar Allahun xh.sh., dhe duke e përmbushur qëllimin tonë, që do të thotë, ta njohësh Madhështorin, t’i bindesh Atij më së shumti, ta duash më së shumti dhe të mbështetesh tek Ai më së shumti, e lirojmë veten nga adhurimi i çdo gjëje tjetër. Pra përfundimi është se ne e adhurojmë Krijuesin tonë dhe jo krijimin e tij dhe nga kjo perspektivë, ky është çlirim i vërtetë. Kur e shpreh kështu duket si diçka shumë e lehtë për t’u kuptuar. Pse nuk do ta adhuroje Allahun, apo jo? Po çka nëse gjërat vështirësohen shumë në jetë, për këtë arsye Allahu xh.sh. në Kuran thotë: “Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’iu provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.”
Po në Islam jeta është test, të gjitha dobësitë, konfliktet, problemet tona janë pjesë e këtij plani. Se a do të vazhdojmë të adhurojmë Ngadhënjyesin, pa marrë parasysh se çka ndodh në jetët tona duke mos harruar që Allahu xh.sh. na dha gjithë këto të mira falas?!. Nëse po, atëherë e kemi kaluar testin nga ky këndvështrim dhe çfarë do vjen pas këtij testi, pas vdekjes, aty do të gjejmë perfeksion të vërtetë dhe pafundësi.
Kur zhvillojmë veten dhe kur kuptojmë qëllimin e ekzistencës sonë në tokë mbi adhurimin e të Plotfuqishmit dhe përgatitjen për ditën që do të takojmë të Plotfuqishmin, ne duhet të përsosim veten, duhet t’i premtojmë vetes se do të jemi versioni më i mirë që nga kjo ditë, sepse nuk kemi shumë kohë në tokë, ne duhet të lëmë një gjurmë, një trashëgimi.
Duhet të kuptojmë se cila është urtësia hyjnore që jemi këtu dhe kjo jo vetëm për të adhuruar të Plotfuqishmin, por në të njëjtën kohë për të njohur dhe respektuar dhe përmbushur të drejtat e krijesave të tjera.
Njerëzit thonë se e dua Allahun xh.sh., e dua Krijuesin tim, lutem, jap lëmoshë, agjëroj, kam qenë në haxh, bëj shumë vepra të mira, largohem nga shumë të këqija, por çfarë nëse ju keni lënduar ndjenjat e njerëzve, jeni një racist ose shprehni negativitet ndaj njerëzve, ju dëmtoni, ju lëndoni, ju mashtroni, jeni mbushur me xhelozi?!
Duhet të dimë se nuk e kemi dashur ende Krijuesin tonë, nëse nuk e duam atë që ka krijuar Krijuesi jonë.
Në fund të fundit, misioni ynë duhet të jetë adhurimi i Krijuesit tonë, fitimi i njohurive për t’u bërë një besimtar ideal, duke i shërbyer njerëzimit, bërja e përpjekjeve për t’i ndihmuar njerëzit e tjerë që të jenë të dashur nga Allahu. Veprat e bëra me zemër të pastër, qëllime të sinqerta, me përulësi, dashuri dhe kujdes përmbushin misionin e jetës.
Referencat:
1. Kurani.
2. https://www.sciencedirect.com.
3. Al-Ghazali, 1954. Al-Ghazali, A.H. (1954) The Alchemy of Happiness; A Compendium of some chapters of “Ihya’Ulum al-Din”. Translated by Sh. Muhammad Ashraf, Claud Field. Lahore.
4. Badri, 1979. M.B. Badri The Dilemma of Muslim Psychologists MWH London Publishers (1979).
5.https://www.youtube.com/ watch?v=1AqV4bB3CzI-what is your purpose- Mufti Menk. 6.https://eastsidemosque.com/ content/Purpose_of_Life.pdf.
Erëza Sahiti
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.