Duke filluar nga viti 2020, disa aplikacione të Chrome në iOS shtuan një “Privacy Screen” e cila kërkon vërtetim me “Touch” ose “Face ID” për qasje në ato aplikacione.
Chrome për Android tani po e merr aftësinë për t’i kyçur skedat tuaja “Incognito” me gjurmët e gishtit tuaj.
Kur i keni të hapura skedat “Incognito”, dalja nga Chrome do t’i bllokojë menjëherë ato faqe pas vërtetimit me gjurmë të gishtave, transmeton Telegrafi.
Hapja e shfletuesit për t’u kthyer në ato skeda do të shfaqë një ekran ngjyrë hiri me logon “Incognito” të vendosur në mes.
Prekja e “Unlock Incognito” e hap faqen e gjurmëve të gishtërinjve të sistemit “Verify it’s you”. Mundësia për “Përdor PIN-in” është gjithashtu në dispozicion në këndim e poshtëm majtas.
Opsionet e tjera në dispozicion gjithashtu përfshijnë kthimin tek skedat e rregullta, përderisa menyja “overflow” mbetet tek pozicioni i saj i zakonshëm te “Close Incognito Tabs”, por që sipas 9to5google ndoshta do të ishte më e mirë që ajo të vendoset pas opsionit me kyçje duke përdorur gjurmët e gishtërinjve.
Kjo është e dobishme kur ia jepni telefonin dikujt i cili nuk e di kodin tuaj të kalimit. Mund të aktivizohet dhe çaktivizohet nga: “Settings> Privacy and Security> Lock Incognito Tabs pasi të largohesh nga Chrome”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.