Qamil Kolloni merr pozitën e Drejtorit për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim

Opoja.net Opoja.net Opoja

Gjatë ditës së sotme në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Dragash është bërë dorzim pranimi i kësaj drejtorie. Valon Shabani i cili ishte drejtor që 4 vite e ka dorëzuar këtë postë Qamil Kollonit, gjatë këtij takimi pjesëmarrës ishte edhe kryetari i Komunës së Dragashit Bexhet Xheladini, shkruan portali Opoja.net.

Drejtori i deri tanishëm Valon Shabani ka falenderuar qytetaret dhe kryesin e partisë për këto 4 vite:

Postimi i plotë i tij

Të nderuar qytetar të Komunës së Dragashit sot kam bërë dorëzimin e detyrës së Drejtorit për Ekonomi Financa dhe Zhvillim.
Falenderojë kryesinë e nëndegës të Pdk-së të fshatit Kuk, kryesinë e degës të Pdk-së në Dragadh dhe Kryetarin Shaban Shabani për besimin e dhënë për këto 4 vite.
Nje falendërim për të gjithë administratën komunale dhe në veqanti për puntorët e Drejtoratit për Ekonimi Financa dhe Zhvillim.Qytetarët e Komunës së Dragadhit meritojnë nje rrespekt të madhë pasi në vitin 2021 paguan rreth 270,000.00 euro tatim në pronë rekord i arritur prej inkasimit të tatimit në pronë për Komunën e Dragashit.
Qamil Kollonit i urojë pozitën e Drejtorit për Ekonomi Financa dhe Zhvillim dhe i deshirojë shëndet dhe suksese në punë
Me rrespekt
Valon Shabani

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-