Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqipërim Pula, ka thënë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një nga pikat e marrëveshjes së 19 prillit të 2013 dhe është kërkesë për formim nga çdo kush është legjitime.
Mes tjerash, ai duke komentuar deklaratën e presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor se marrëveshje duhet që të zbatohet nëse palët nuk kanë propozime të tjera, shtoi se çdo lloj kërkese është në një formë presioni.
Sipas tij, duhet të gjendet një modul se si të ecet përpara sa i takon kësaj teme.
“Presidenti slloven e theksoi nevojën për Asociacionin. Çështja e Asociacionit është një nga pikat e marrëveshjes së 19 prillit të 2013 dhe është kërkesë legjitime për sa i takon themelimit të saj. Por sa i takon rrethanave mbetet për t’u vlerësuar edhe në kuptim të përmbajtjes së saj”, ka thënë ai në një intervistë për Ekonomia Online.
“Çdo lloj kërkese është në një formë presion, por edhe presioni dallon në kuptimi e nivelit dhe përmbajtjes së saj. Ne i dimë deklaratat e zyrtarëve shtetëror për Asociacionin dhe natyrisht që duhet të gjendet një modul dhe një rrugë që duhet ecur sa i takon kësaj teme”.
Sipas tij, hapat që duhet të ndërmarrin institucionet e vendit duhet të jenë të mirë menduar në mënyrë që Kosova të ketë progres në të gjitha temat.
“Kosova si shtet në proces të forcimit të shtetësisë së saj duhet konsideruar vizitat e presidentëve dhe emisarëve si një vlerë të shtuar dhe natyrisht është për tu çmuar interesimi ne veçanti i shteteve mike te Kosovës te cilët kujdesen që hapat që duhet ndërmarrë si institucione si shtet të jenë hapa te mirë menduar në mënyrë që të kemi progres në të gjitha temat që po trajtojmë dhe që e presin Kosovën për trajtim”, tha Pula.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.