Gjashtë është numri i sportistëve të kualifikuar, pesë nga xhudo dhe një nga boksi, si dhe tre sportistë me ftesë të univerzalitetit, dy nga noti dhe një nga atletika.
Listës i prijnë kampionet olimpike, xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova, pastaj tre xhudistët tjerë, Laura Fazliu, Akil Gjakova e Loriana Kuka.
Boksin do ta përfaqësojë Donjeta Sadiku, derisa atletikën Gresa Bakraqi.
Hana Beiqi dhe Adell Saboviq janë emrat e fundit që i janë shtuar sot listës.
Prezantimi i ekipit do të bëhet më 15 korrik 2024.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.