Autor: Kasam Muhameti
Disa portale e kanë vënë në qender të vëmendjes (mos)festimin e Vitit të Ri në fshatin Bresanë, edhe komentuesë me fjalë të pahieshme. Këto janë çështje që i përkasin kryekëput njerëzve të këtij fshati, por pa i privuar të tjerët në dëshirat e tyre. Për këtë arsye, nuk është aspak e drejtë të përdoren fjalë fyese në adresë të njerëzve të këtij fshati.
Pushteti Jugosllav – Serb, ka lënë pasoja të shumta në popullatën tonë, po edhe tek gjeneratat e para të këtij fshati, e edhe në aspektin e kremtimit të Vitit të Ri…
Prandaj, pa u zgjeruar më tepër, njerëzit e këtij fshati – të gjithë shqiptarë myslimanë i kanë tejkaluar këto “marifete”, më nuk është interesant për ta pritja e Vitit të Ri, duke ndejtur tërë natën pa gjumë dhe duke i penguar të tjerët me zhurma të mëdha e shpenzime marramendëse. Në anën tjetër, këta (nga mesi i të cilëve jam edhe unë dhe që jam i stërknaqur që jam pjesë e këtyre banorëve), shumë mirë i kanë të qarta pasojat e më hershme, që ende vuajmë nga to.
Aty-këtu në këtë anë, më interesant Viti i Ri është vetëm për disa fëmijë. Gradualisht edhe ata do t’i bindim se është diçka e kotë dhe e panevojshme – për të ndejtur tërë natën pa gjumë.
Ua rikujtojmë se vetëm këtë vit në Kosovë, me rastin e festimit të Vitit të Ri – 2019, rezultoi me vrasjen e një përsoni, si dhe 65 raste të tjera që kërkuan ndihmë mjekësore në QKUK, Prishtinë për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.