Projekti “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor” edhe në Dragash

Opoja.net Opoja.net Opoja
Sot me datë 19.07.2021 është arritur marrëveshje bashkëpunimi mes Help-Hilfe zur Selbsthilfe Misioni në Kosovë dhe Komunës së Dragashit në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”.
Programi synon të rrisë stabilitetin socio-ekonomik të rajonit gjatë periudhës 2021-2022.
Qëllimi është krijimi i mekanizmave dhe rrjeteve për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara përfshirë masat e rimëkëmbjes nga Covid-19 dhe në këtë mënyrë mundësojmë përfshirjen e tyre dhe prosperitetin shoqëror.
Në projekt Komuna e Dragashit përfshihet me 20 grante në sektoret bujqësi, zejtari dhe shërbime, ndërsa kontributi i Komunës është 30%.
Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është deri në 2,000.00 Euro, shumë kjo e cila përfshinë edhe kontributin nga klientët e përzgjedhur (përfituesit) prej 20%.
Krahas pajisjeve, përfituesve do t’u ofrohen edhe trajnime profesionale dhe mbështetje teknike pasi të kenë pranuar pajisjet.
Informacionet e tjera do të ofrohen përmes takimeve informuese që do të mbahen në fillim të projektit.
/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-