Prizreni hap çerdhen e parë publike

Opoja.net Opoja.net Kosova

Kryetari i Prizrenit, Mytahir Haskuka ka bërë të ditur se nga dita e hënë do të fillojë të funksionojë çerdhja e parë publike në Prizren.

”Kjo çerdhe, me një ambient të standardeve më të avancuara për edukimin parashkollor, në një hapësirë prej mbi 1800 m2, oborrin e kopshtin e saj, ofron cilësi të lartë të arsimit, siguri të plotë dhe ambient nxitës për lojë dhe edukim”, ka shkruar Haskuka në profilin e tij në rrejtin social Facebook.

Ndryshe, ceremonia e përurimit të çerdhës ”11Marsi”, do të bëhet me 1 qershor, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve./FrontOnline

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-