D. U. në seancën e së premtes, pranoi se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”. Me këtë rast, Gjykata Themelore në Prizren të njëjtit i shqiptoi dënimin me gjobë në vlerë prej 200 euro.
Gjykatësi i rastit, Gani Kastrati, aprovoi pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, pasi një gjë e tillë nuk u kundërshtua as nga prokurori Fatos Ajvazi.
I dënuari për këtë gjykim nuk kishte angazhuar avokat mbrojtës.
D. U. ngarkohet nga Prokuroria Themelore në Prizren për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, sipas nenit 188 paragrafi 1.4. i Kodit Penal të Ri të Republikës së Kosovës, ku kryesi i kësaj vepre penale mund të dënohet me gjobë dhe burgim deri në një vit burgim. Sipas aktit akuzues, i dënuari kishte pasur një fjalosje me kolegun e tij të punës, lidhur me mos përmbushjen e marrëveshjes në lidhje me një porosi, ku e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore./betimiper drejtesi/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.