Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prizren, ku një shofer e ka lajmëruar një rast në Polici për vjedhje të automjetit të tij, ndonëse nuk bëhej fjalë për një gjë të tillë, porse shoferi kishte harruar se ku e ka parkuar veturën e tij.
Dy ditë më parë, në njoftimin e Policisë bëhej e ditur se ankuesi kosovar me inicialet F.A kishte denoncuar rastin se i është vjedhur automjeti të cilën e kishte parkuar në qytetin e Prizrenit, ndërkohë që njësiti i hetimeve në konsultim me Prokurorin e shtetit kishin inicuar rast si “Vjedhje e rëndë”.
Ditën e sotme, siç bën të ditur Policia, ankuesit në fjalë i është gjetur i parkuar kerri në qytetin e Prizrenit, dhe se nga hetimet është vërtetuar se ai ka ngatërruar vendparkimin e automjetit në fjalë.
Automjeti pas përfundimit të procedurave i është kthyer pronarit, teksa Policia i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të janë të vëmendshëm gjatë parkimeve të automjeteve të tyre për mënyrën dhe lokacionin e parkimit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.