Prizren: Sekuestrohen dy armë

Opoja.net Opoja.net Kronika

Nuk ka të ndalur sekuestrimi i armëve ilegale nga Policia e Rajonit të Prizrenit e kështu edhe sot, në dy raste të veçanta janë sekuestruar dy pistoleta.

Rasti i parë është mësuar të ketë ndodhur rreth orës 01: 00 të mesnatës në fshatin Korishë. Një patrullë policore e cila po patrullonte nëpër rrugët e fshatit e kishte ndaluar një automjet në të cilin ndodheshin dy persona dhe në trastën e pasagjerit, gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit të panjohur me pesë fishekë.

 

Ndërkaq rasti i dytë ka ndodhur rreth orës  13:00 në rrugën “Shaban Binaku”.  Sipas raporteve hetimore thuhet se një i mitur e kishte rrahur me shkop një të mitur tjetër. Gjatë intervistës me viktimën, hetuesit kanë siguruar informacione se i njëjti posedon një armë ilegale.

 

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të miturit, në frigorifer është gjetur një pistoletë e llojit “Blow mini mod 2003” e  cila është sekuestruar në cilësi të provës materiale. Për të dy rastet është iniciuar procedura penale ndërsa i dyshuari i parë ndalët në masën e arrestit për 48 orë, njofton drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-