I akuzuari Vlladimir Halilaj ka pranuar fajësinë dhe është dënuar me një vit burgim me kusht për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”, në seancën e së martës, të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren. Dënimi ndaj tij nuk do të ekzekutohet në qoftë se ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës kohore prej dy viteve. Në këtë seancë i akuzuari kishtë angazhuar avokat mbrojtës.
Vlladimir Halilaj akuzohet se ka përdorur dokumentin publik të falsifikuar, kështu që duke i përdorur certifikatën e regjistrimit dhe targat e automjetit tjetër tenton të kaloj kufirin Shqipëri-Kosove, dhe gjatë kontrollimit nga policia është vërejtur se dokumentet e prezantuara nga ana e të pandehurit nuk janë në rregull, dhe se dokumentet i përkasin një automjeti tjetër.
Halilaj akuzohet se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit” nga neni 398, i Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, vepër e cila dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet./betimiperdrejtesi/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.