Në rrugën “De Rada” në Prizren një burrë ka sulmuar fizikisht një tjetër, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, citon PrizrenPress, raportin e Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.