Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në KEK në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj konfirmoi për Telegrafin se personat e dyshuar kanë arritur të grabisin një shumë të konsiderueshme të parave.
“Rreth orës 15:03 minuta dy persona me armë të shkurta dhe me maska kanë arritur të grabisin një numër të konsiderueshme të parave në KEK në Prizren dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë Shaban Osmanollaj.
Osmanollaj theksoi se Policia është duke u marrë me rastin dhe që së shpejti do të bëhen të ditura edhe detaje tjera lidhur me rastin. /Telegrafi/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.