Me datë 06 nëntor 2021, rreth orës 14:25, në rrugën “Nexhat Fanaj” në Prizren, drejtuesi i automjetit Mercedes (kamionët) me targa vendore, shkaktoi një aksident trafiku, i cili ishte duke lëviz përgjatë rrugës “Nexhat Fanaj”, në lagjen Bajram Curri në Prizren dhe ky vozitës kur arrin përballë shkollës fillore “Fatmir Berisha”, e godet fëmiun (nxënësin) që kishte qenë duke lëviz në atë pjesë të rrugës dhe pas goditjes vozitësi me automjetin e tij largohet në drejtim të panjohur.
Drejtuesi i automjetit nuk u ndal në vendin e aksidentit, duke mos i ofruar ndihmë viktimës.
Prindi e dërgon ne emergjencën rajonale në Prizren, pas tretmanit mjekësor viktima është liruar në shtëpi.
Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin dhe e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime dhe ikje nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.
Rasti është nën hetime.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.