Prizren: Gjashtë muaj burg me kusht, për rrezikim të trafikut

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kronika

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht të akuzuarin për veprën penale “rrezikimi i trafikut publik”, A. P. pasi i njëjti pranoi fajësinë. I dënuari këtë e bëri pa prezencën e avokatit mbrojtës.

Pranimi i fajësisë u aprovua nga gjykatësi Refki Piraj, pasi që nuk pati kundërshtime nga ana e prokurores Sahide Sefa.

Sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, A. P., me 24 tetor 2015, rreth orës 16:50, përkatësisht afër marketit “Kastrati”, duke mos i’u përmbajtur dispozitave të komunikacionit në rrugë, rrezikon trafikun publik, jetën e njerëzve dhe pasurinë.

Këtë e bënë në atë mënyrë që me automjetin e tij “BMW” , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes në rrugë, dhe duke mos e siguruar distancën e mjaftueshme për tu kyçur i sigurt, në pjesën e pasme goditet nga automjeti i markës “VW Golf”, të cilën e drejtonte i dëmtuari R. G.

Me këtë rast, përpos dëmeve material në automjet, i dëmtuari Gashi pëson edhe lëndime të lehta trupor.

Në bazë të këtij veprimi, A. P. ishte akuzuar për veprën penale “rrezikim të trafikut publik” nga neni 378 paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës , e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit./betimiperdrejtesi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-