Prezantohet Alpine A110 R 2023 edicioni Fernando Alonso

Opoja.net Opoja.net Teknologji

Alpine, marka e vetura sportive të grupit Renault po e feston kohë zgjatjen e kontrates së tyre me Fernando Alonso, shofer i Formula 1, me një veturë sportive Alpine A110 R 2023, edicioni Fernando Alonso, vetëm pak muaj para se 2 herë kampioni i botës të largohet nga ekipi Alpine te Aston Martin.

E prezantuar në prag të Japanese Grand Prix, A110 R edicioni Fernando Alonso ndërtohet në pistën ‘e rregullt’ A110 R të posaçme të zbuluar këtë javë me stile unike që thuhet se janë projektuar me “inpute” nga shoferi spanjoll raporton Drive.

Është e limituar në vetëm 32 ekzemplarë, një për çdo fitore të Alonso në garat e F1, por asnjë nga to nuk do të arrij në Australi për shkak se e gjithë gama e Alpine A110 u ndalua në nivel lokal vitin e kaluar për shkak se nuk i plotëson rregulloret e reja strikte të sigurisë.

Dërgesat e para pritet që të fillojnë në Evropë në fillim të vitit 2023, që rastësisht do të përkojë me debutimin e Alonso me ekipin e Aston Martin në garat e Formula 1, pasi që në muajin gusht ai nënshkroi kontratë 3-vjeçare me ekipin britanik, gjë që e zuri në befasi Alpine-n, përcjell Telegrafi.

Raportime të paverifikuara sugjerojnë se edicioni special i veturës rrugore A110, u konceptua nga Alpine me pritshmërinë që Alonso do të ri-nënshkruante me ekipin për sezonin 2023 – dhe thuhet se ishte paraqitur si një “dhuratë speciale” për të përkuar me kontratën e re.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-