Presidentja Osmani: Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia

Opoja.net Opoja.net Kosova

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia. Sipas saj, NATO dhe ushtria e Kosovës do t’i parandalojnë skenarët e  presidentit serb.

Në një intervistë për gazetën kroate, Veçernji List, Osmani ka folur edhe për raportet mes Kosovës dhe Kroacisë.

“Jam shumë krenare për marrëdhëniet e mia me Kroacinë. Si presidente, unë jam aktivisht e përfshirë në bashkëpunim me të gjitha institucionet në Kroaci për të bashkuar vendet dhe njerëzit tanë, për të hequr çdo pengesë në rrugën e bashkëpunimit tonë, për të bërë gjithçka për të mirën e popullit tonë”.

Osmani po ashtu u deklarua për bisedimet me Serbinë dhe provokimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit dhe se pse e kundërshton themelimin e Asociacionit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-