Presidentja Osmani dënon sulmin terrorist në Ankara

Opoja.net Opoja.net Uncategorized

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi në Ankara, transmeton Anadolu.

Presidentja Osmani nëpërmjet rrjeteve sociale ka thënë se Kosova qëndron me aleatin e saj, Türkiyen, “pas sulmit të sotëm terrorist në Ankara”.

“Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave. Terrorizmi dhe dhuna nuk kanë vend në botën tonë”, shkroi Osmani.

Në sulmin e sotëm terrorist në kompleksin e Industrisë Turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAŞ) në kryeqytetin Ankara, katër persona humbën jetën dhe 14 janë plagosur, sipas ministrit të Brendshëm të Türkiyes, Ali Yerlikaya.

Yerlikaya tha se gjithashtu, pas sulmit i cili ndodhi në orën 15:26, u neutralizuan dy terroristë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-