Presidentja Vjosa Osmani ka anuluar vizitën shtetërore në Brunei, shkaku i zhvillimeve të sigurisë në vend.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas sulmeve terroriste në infrastrukturën jetike të Republikës së Kosovës, ka anuluar vizitën shtetërore në Brunei. Presidentja ishte paraparë të udhëtonte sot në mëngjes për Brunei” – thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidencës së Kosovës.
“Në një bisedë telefonike të zhvilluar sot, Presidentja Osmani e ka njoftuar Madhërinë e Tij Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, me zhvillimet aktuale të sigurisë në vend dhe janë dakorduar që vizitën e paraparë ta realizojë në një të ardhme të afërt dhe në një kohë të përshtatshme për të dy palët” – thuhet tutje në njoftimine presidencës.
Deri te ky vendim, sipas presidencës erdhi pas shqyrtimit të kujdesshëm të situatës së sigurisë dhe nevojës për t’u koordinuar me të gjitha institucionet në vend në mënyrë që të garantohet siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.