Presidenti i UFC “injoron” futbollin: Ka një arsye pse këtë sport e luajnë edhe 3-vjeçarët!

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Futbolli është padyshim sporti më popullor në botë, megjithatë jo të gjithë preferojnë ta ndjekin. I tillë është edhe presidenti i UFC, Dana White.

I mësuar ndoshta me një sport tejet të dhunshëm dhe në të cilin duhet të marrësh parasysh gjithçka pasi nuk bëhet fjalë për thjesht një lojë, White theksoi se futbolli si disiplinë, mund të jetë nga ata që kërkojnë më pak talent se sportet e tjera.

“Nuk e duroj dot futbollin, mendoj se nga sportet është disiplina që kërkon më pak talent. Ka një arsye pse edhe një trevjeçar mund ta luaj atë apo jo?

Vrapon nëpër fushë dhe godet një top… Luan një ndeshje dhe porta është aq e madhe, por rezultati shkon vetëm 3-1. Mos po talleni me mua, a e dini sa i patalentuar duhet të jesh që të shënosh vetëm tre gola në një portë aq të madhe?”, u shpreh Dana White.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-