Nxënësja e shkollës fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren, F.V. është shkelur nga mësimdhënësja e saj, Visare Kabashi. Aksidenti ka ndodhur të martën e kësaj jave, jashtë hapësirës së shkollës.
Mësimdhënësja Kabashi është bashkëshortja e nënkryetarit të parë të Komunës së Prizrenit, Lulëzim Kabashit.
Policia, ndërkaq nuk e ka raportuar rastin. Ai është fshehur.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha, nuk është përgjigjur në pyetjen e PrizrenPress-it, lidhur me këtë aksident, ndonëse pyetjet janë dërguar të enjten.
Drejtoresha e shkollës, Lumnije Rakaj tha se aksidenti nuk ka ndodhur në oborrin e shkollës.
“Nuk ka ndodhur në oborrin e shkollës. Unë jam përgjegjëse e shkollës dhe japë përgjegjësi vetëm për atë cka ndodhë brenda hapësirës së shkollës”, tha shkurt Rakaj.
Ndërkaq, burimet e sigurta të PrizrenPress-it bëjnë të ditur se mësimdhënësja Visare Kabashi , pas aksidentit i ka dalë në ndihmë nxënëses së shkelur.
Ajo, personalisht e ka dërguar me veturë në Spitalin e Prizrenit.
Nxënësja është lënduar në këmbë. Përveç, ndihmës së dhënë ajo bashkë me nxënësit të aksidentuaren e ka vizituar edhe në shtëpi.
“ Familjarët e kanë pritur në shtëpi mësuesen bashkë me nxënësit dhe e kanë mirëkuptuar “, tregon burimi i PrizrenPrss-it.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.