Policia dhe urgjenca shpëtojnë një person në Prizren që tentoi të hudhej nga banesa

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kronika

Pak pas orës 20: 00 në një nga ndërtesat përballë hipermarketit “Abi center” në lagjen Ortakoll, një person kishte tentuar t’i jep fund jetës së tij, duke u hedhur nga banesa ku ai jeton.

Qytetarët kishin thirrur policinë e cila së bashku me ekipin mjekësor të Urgjencës kishin dalur menjëherë në vendngjarje, dhe ia kishin dalur të bindnin personin që mos të ndërmerrte një veprim të tillë fatal.

Personi është i moshës mesatare, dhe sapo është dërguar në një nga institucionet shëndetësore, pasi që dyshohet se ai ka çrregullime psikiken, njoftojnë disa qytetarë për Televizionin e Prizrenit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-