Policia bën thirrje për kujdes gjatë ngasjes në mot me mjegull

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Policia ka apeluar te shoferët e automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se ka filluar shfaqja e mjegullës në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët.

Polica ka rekomanduar ndër të tjera të mbahet nën vëzhgim rruga për ndryshimet e papritura të dukshmërisë, duke potencuar se mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjëve

“Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe. Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. Mbani vëmendjen, mos shpejtoni! Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë! Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët tjerë t’ju shohin”, thuhet në njoftim.

Policia ka rekomanduar gjithashtu të mbahen ndezur dritat e shkurta dhe të mjegullës, të mbahet nën kontroll shpejtësia e lëvizjes gjithashtu të mbahet krahu i djathtë i rrugës gjatë lëvizjes. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: , ,
- Reklama-
- Reklama-