Policët kërkojnë rritje të pagave, arsyetohet Sveçla: I kuptojmë, por Kosova është vendi më i varfër në Evropë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se të gjitha kërkesat e Policisë së Kosovës nuk mund t’i realizojnë, pasi barra buxhetore nuk ua lejon.

Gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Sveçla ka deklaruar se Policia e Kosovës ka qenë përfituese e rritjes së pagave, duke përfshirë edhe të ardhurat shtesë dhe rrezikshmërinë.

Sipas tij, pakënaqësitë e tyre janë duke i adresuar me Sindikatën e Policisë së Kosovës, me të cilën tha se kanë takime të rregullta.

“Për çdo angazhim të tyre ata marrin kompensimin e duhur. Në kuadër të Ligjit për Paga janë paraparë klasifikimet e duhura për secilin profesion. Aty është gjet edhe PK, e cila ka pas rritje të pagës bazë, dhe po ashtu është marrë vendimi për sigurimin e të ardhurave shtesë të cilat kanë të bëjnë me rrezikshmërinë”.

“Çështja se sa kush merr, është çështje e këtij vendimi për përftimet e shtesave për kushte specifike të punës. Mund të ketë pakënaqësi, dhe të gjitha këto ne jemi duke i adresuar me sindikatën e PK-së, me të cilën kemi takime të rregullta dhe mundohemi që të gjitha pretendimet t’i sqarojmë. Kjo nuk do të thotë se të gjitha kërkesat është e mundshme t’i përmbushim”, u shpreh Sveçla, shkruan EO.

“Mos të harrojmë se Kosova është vendi më i varfër në rajon dhe Evropë dhe kërkesat të cilat mund të duken të drejta duhet të shihen se në çfarë barre buxhetore bien. Por, në asnjë moment nuk ka tendenca që dikush të shfrytëzohet, por realisht që të gjithë ata të paguhen në bazë të punës dhe kontributit që japin, që është i jashtëzakonshëm. Gjithë MPJ, posaçërisht e gjithë Policia ka qenë maksimalisht e mobilizuar që në plotëni të realizojë detyrat dhe obligimet që na janë dhënë para nesh”, u shpreh Sveçla.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-