Policët civilë dënuan 377 shoferë që hynë në të kuqen

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kronika

Policia e Kosovës, me njësitet e saj, në funksion të krijimit të një sigurie më të madhe në trafikun rrugor, parandalimin e aksidenteve si dhe ndermarjen e masave ligjore ndaj të gjithë atyre pjesmarrësve që shkelin rregullat e trafikut rrugor, javën që po lëmë pas ka realizuar një plan operacional pesditor” kontrolli i shtuar i trafikut, respektimi i semaforit”në këtë operacion janë angazhuar edhe zyrtarë policor në rroba civile.

Operacioni është fokusuar në rrugët e qytetit si dhe në pjesën e rrugës magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë të vendosur një numër i madh i semaforëve në udhëkryqe por janë mbikqyrur edhe kundërvajtjet tjera të mundshme siq është mos rreshtimi me kohë dhe pengimi ose rrezikimi i komunikacionit.

“Operacioni ka rezultuar të jetë efektiv dhe gjatë realizimit të tij janë shqiptuar gjithsejtë 377 fletëparaqitje :

Për mosrespektim të dritës se kuqe në semafor……………………..201 fletëparaqitje

Rreshtimi i gabuar në udhëkryqe…………………………………………176 fletëparaqitje”- njofton komunikata drejtuar mediave.

“Policia e Kosovës duke marr parasyshë edhe aspektin e ngritjes së temperaturave, shtimin e aktiviteteve dhe ndryshimin e fluksit apo qarkullimit të automjeteve dhe njerëzve, PK në vazhdimsi do të veproj në realizimin e detyrave dhe operacioneve të tilla në funksion të zbatimit të ligjit në përgjithësi dhe ndermarjen e veprimeve ligjore, e në veqanti krijimit të një situate sa më të mirë për të gjithë pjesmarrësit edhe në trafikun rrugor. Prandaj në këtë fushë kërkohet një përkushtim, bashkëpunim dhe vigjilencë nga të gjithë sepse secili mund të jap kontributin e vet në krijimin e një siguri më të madhe në trafik nëpër rrugët tona”- thuhet tutje në njoftimin e policisë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-