Plotësoni adhurimin tuaj në Ramazan me këto sunete

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Agjëroni me Pejgamberin a.s…

– Syfyri – Në librin e Buhariut qëndron: “Zgjohuni në syfyr sepse në të ka bereqet”.

– Shpejtoni me iftarin dhe vonojeni syfyrin deri në momentet e fundit të Imsakut.

– Bëni iftar me hurma të freskëta apo të thata nëse keni mundësi.

– Thirrni mysafir për iftar, sepse në të është çdo e mirë, por edhe lutja e melekëve.

– Ndani sadaka, lexoni Kuran dhe bëni punë të mira, sepse në ramazan veprat vlerësohen shumë fish. Në sahihun e Buhariut thuhet se: “I Dërguari i Allahut ishte më bujari gjatë Ramazanit.

– Lutja e iftarit – Sunet është të thuhet: Allahu im, për shkak Tëndin kam agjëruar, Ty të besoj, tek Ti mbështetem dhe me të mirat Tua bëj iftar. Etja u shua, dejt e gjakut u freskuan dhe shpërblimi u shënua, nëse do Zoti.”

– Itikafi – Njëri nga sunetet që kohët e fundit gati se është lënë pasdore. Itikaf do të thotë të qëndrosh në xhami duke bërë adhurim sidomos në dhjetë ditët e fundit të muajit ramazan. Ibn Omeri (r.a) ka thënë: “Në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit, profeti (a.s) hynte në itikaf”

– Namazi i teravisë – namazi i teravisë është sunet i fortë. Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: “Kush e gjallëron natën e ramazanit me bindje dhe besim të thellë, dhe me qëllim që të arrijë vetëm shpërblimin e Allahut, atij do ti falen mëkatet e kaluara”.

– Lutja – është shumë e vlefshme që gjatë muajit të ramazanit të lutemi, sepse ajeti për lutjen vjen pas ajeteve të agjërimit. Allahu i Madhërishëm thotë: “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-